Sport

City i papërmbajtshëm ndaj Southamptonit

Descriptive Text

Manchester City ka shënuar fitore të thellë ndaj Southamptonit në xhiron e 11-të në Premier Ligë.

6 me 1 ishte rezultati përfundimtar i takimit të sotëm, transmeton Koha.net.

Ishte një gol nga Hoedt që i dha epërsinë Cityt në minutën e 6 të takimit. Më pas shënuan Aguero e Silva për ta çuar rezultatin në 3 me 0.

Ings ngushtoi epërsinë në minutën e 30 duke shënuar nga penaltia, por kjo ishte e tëra që bëri ekipi mysafir.

Në vazhdim skuadra e Pep Guardiola shënoi edhe tre herë. Dy gola shënoi Sterlingu, e një Sane.

Në krye të tabelës City ka 29 pikë. E Southamptoni në vendin e 16 ka 7 pikë.