Sport

Barcelona pas David Luizit

Barcelona raportohet se ka shprehur interesim që ta transferojë qendërmbrojtësin e Chelseat, David Luiz, gjatë afatit kalimtar të janarit.

Spanjollët janë në kërkim të një qendërmbrojtësi pas lëndimeve të shumta që po ka në këtë repart.

Një numër mbrojtësish janë lidhur me kalim në Camp Nou, dhe sipas “Mundo Deportivos”, Barcelona po konsideron transferimin e brazilianit të Chelseat.

31-vjeçari ka kontratë me londinezët deri në fund të sezonit të ardhshëm.