Gashi, mjeku që vrapon maratona për qejf

Gashi, mjeku që vrapon maratona për qejf

04 November 2018 12:59

Vikendin e shkuar në qytetin e Frankfurtit përfundoi njëra prej maratonave më të njohura të Gjermanisë, që mbahet rregullisht prej vitit 1981.

Në edicionin e 37-të të kësaj maratone, pjesëmarrës ishin 26.826 garues, e në mesin e tyre ishte edhe një nga Kosova.

Skënder Gashi nga fshati Drenoc i Komunës së Rahovecit thotë se ishte i vetmi kosovar që vrapoi në këtë maratonë ku kishte garues prej 103 vendeve të botës.

64-vjeçari ishte në konkurrencën mbi 60 vjet dhe arriti rekord personal. Ai maratonën e Frankfurtit e përfundoi për katër orë e gjashtë minuta, duke dalë i 139-ti në konkurrencën e tij. Sa i përket plasmanit të përgjithshëm, doli i 5.941-ti./T.Sopi

(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme