Me gjithë fitoren, Allegri i pakënaqur me skuadrën e tij Foto: Reuters

Me gjithë fitoren, Allegri i pakënaqur me skuadrën e tij

03 November 2018 23:41

Trajneri i Juventusit, Max Allegri ishte i pakënaqur me paraqitjen e ekipit të tij në fitoren prej 3 me 1 ndaj Cagliarit në Serie A.

Sipas tij rezultati nuk shfaq problemet që Juventusi pati në përballjen e sotme, transmeton Koha.net.

“Duhet të mbrohemi më mirë, pasi kemi pranuar shumë gola dhe rrezikuam të barazohet rezultati në minutën e 85. Të mbrohesh në këtë formë është shumë lodhëse dhe duhet të punojmë të bashkuar që të parandalojmë këto situata. Kjo thjesht nuk është mjaftueshëm mirë”, ka deklaruar Allegri për Sky Sport Italia.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme