Sport

Rashfordi heroi i Unitedit kundër Bournemouthit

Descriptive Text

Marcus Rashfordi ka realizuar golin e fitores në ndeshjen e vështirë të Manchester Unitedit ndaj Bournemouthit.

21-vjeçari anglez realizoi për rezultatin 2 me 1 në minutat shtesë të takimit për t’ia siguruar tri pikë Unitedit në ndeshjen në udhëtim.

Vendasit dominuan plotësisht pjesën e parë dhe realizuan me Calum Wilsonin në minutën e 11. Përkundër dominimit të Bournemouthit, Unitedi barazoi rezultatin në pjesën e parë përmes golit të Anthony Martial.

Unitedi e dominoi pjesën e dytë me shumë raste shënimi, por ditën më të mirë e kishte portieri Asmir Begoviq që nuk lejoi të mposhtej.

Boshnjaku në minutën e 91 u mposht për herë të dytë me anglezin që shpëtoi Unitedin.

Me këtë fitore Unitedi është në pozitën e shtatë me 20 pikë.