Sport

Napoli me fitore bindëse ndaj Empolit, shkëlqen Mertensi

Napoli ka arkëtuar pikët e plota në shtëpi ndaj Empolit, duke e mposhtur me rezultat prej 5 me 1.

Ishte belgu Mertens që shkëlqeu në këtë takim duke shënuar tre herë, transmeton Koha.net. Dy golat e tjerë i shënuan Insigne e Milik.

Golin e vetëm për mysafirët e shënoi Caputo.

Napoli tani në vendin e dytë ka 25 pikë. Derisa Empoli në vendin e 18 ka 6 pikë.