Sport

Malcom dëshiron qëndrimin te Barcelona

Malcom nuk po kalon momente të mira te Barcelona. Por, sulmuesi brazilian këmbëngul se nuk dëshiron të largohet nga Barcelona dhe këtë e ka konfirmuar vetë 21-vjeçari.

“Dua ta sqaroj se kam ardhur në Barcelonë me shumë objektiva dhe ata që më njohin e dinë se unë jam një person me të vërtetë i vendosur. Jam i lumtur me zhvillimin tim në karrierë dhe ëndrrat e mia po bëhen realitet. Shkurt, do të vazhdoj të luftoj për gjithçka që dëshiroj nga karriera ime”, deklaroi Malcom.

Braziliani u transferua gjatë verës nga Bordeaux për 36 milionë euro, por nuk po gjen hapësira në formacion bazë të trajnerit Ernesto Valverde.