Sport

City i Muriqit në çerekfinale të Kupës së Ligës

Manchester City ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Ligës në Angli.

Skuadra e portierit shqiptar Arijanet Muriqi fitoi 2 me 0 ndaj Fulhamit me dy gola të Brahim Diazit për të arritur në këtë fazë.

Muriqi ishte pjesë e Cityt nga minuta e parë.

City në çerekfinale përballet me fituesin e duelit Leicester – Southampton.