Sport

Ylli dështon ta transferojë Pressleyn, por konfirmon Javis Howardin

KB Ylli ka konfirmuar se ka dështuar transferimi i paralajmëruar i Jervon Pressleyt për shkak të problemeve me dokumentacion.

Megjithatë klubi nga Suhareka ka konfirmuar transferimin e Javis Howardit, transmeton Koha.net.

Howard është i gjatë 203 centimetra, dhe luan në pozitën 4/5 dhe ka qenë pjesë e Charleston Southern në ligën NCAA.

Ai këtë vit ka luajtur 6 ndeshje për Plymouth Riders në British Basketball League, në Britani.

“Howard pritet të mbërrijë nesër në Suharekë, ndërsa klubi po mundohet të plotësojë dokumentacionin në mënyrë që ai të jetë i gatshëm për lojë qysh të dielën kundër KB Boreas”, thotë KB Ylli.