Juve po mendon shkëmbimin e Sandros me Marcelon

Juve po mendon shkëmbimin e Sandros me Marcelon

01 November 2018 12:48

Juventusi raportohet se është duke menduar shkëmbimin e Alex Sandros për Marcelon e Real Madridit.

Kampionia italiane që prej verës së vitit të kaluar ka menduar vazhdimin e kontratës së brazilianit, por deri më tani nuk ka pasur marrëveshje.

Sipas Tuttosport, mbrojtësi 28-vjeçar dëshiron 5 milionë euro në sezon ndërsa këtë shifër ka hezituar ta paguajë Juve.

Arsye është edhe interesimi që ka shprehur për Marcelon që ka kontakte të vazhdueshme me Cristiano Ronaldon.

Gazeta italiane beson se Madridi nuk e ka përjashtuar largimin e 31-vjeçarit dhe dy klubet janë duke menduar për shkëmbimin e mundshëm të brazilianëve.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme