Sport

Kaos në derbin e Edinburgut, sulmohet me monedha trajneri Lennon

Descriptive Text

Derbi i Edinburgut të Skocisë mes Hearts dhe Hibernian ka përfunduar me trazira të tifozëve që e goditën me monedha menaxherin e Hibernianit, Neil Lennon, ndërsa portieri i Hearts, Zdenek Zlamal u grushtua nga një fans.

Situata filloi të përkeqësohej kur me karton të kuq u ndëshkua sulmuesi shqiptar i Hibernianit, Florian Kamberi që bëri një ndërhyrje të ashpër ndaj Ollie Bozanic.