Sport

Arsenali ia bën me dije Ramseyt se nuk ka kontratë të re për të

Descriptive Text

Mesfushori Aaron Ramsey do të largohet nga Arsenali si lojtar i lirë në fund të sezonit pasi klubi i ka thënë se nuk do t’i ofrojë kontratë të re.

Sipas burimeve të SkySports, uellsiani është zhgënjyer pse asnjë nga klubi nuk i kishte shpjeguar direkt përse s’i kanë ofruar kontratë të re pas shumë muajsh diskutime.

Në raportim theksohet se Ramsey kishte kërkuar llogari pse nuk ka marrë asnjë përgjigje dhe një të tillë e mori pas barazimit 2 me 2 në fundjavë ndaj Crystal Palacet.

Ai e ka pranuar tani se është sezoni i fundit në Emirates pas një dekade ku pati 341 paraqitje dhe shënoi 59 gola.

Ramsey ishte pjesë kyçe e “Topçinjve” gjatë kohës sa udhëhiqeshin nga Arsene Wenger duke fituar tre tituj të Kupës FA më 2014, 2015 dhe 2017.