Pjaniq: Synimi kryesor është Liga e Kampionëve, s’është i lehtë triumfi në Serie A Foto: Reuters

Pjaniq: Synimi kryesor është Liga e Kampionëve, s’është i lehtë triumfi në Serie A

31 tetor 2018 10:03

Miralem Pjaniq thotë se Juventusi synimin kryesor e ka Ligën e Kampionëve, e ka theksuar se klubi i tij nuk e ka të lehtë ta fitojë titullin e ligës.

Bianconerët kanë fituar titullin e Serie A për shtatë vjet radhazi, dhe aktualisht ka gjashtë pikë më tepër se ndjekësit Interi dhe Napoli, transmeton Koha.net.

“Një vitë punë të merr për ta fituar titullin. Njerëzit mendojnë se është shumë e lehtë dhe menjëherë thonë se ‘natyrisht Juve do ta fitojë’, por ata duhet ta dinë se nuk është e lehtë. Duhet shumë punë e sakrificë për ta arritur atë. Për ne, fansat, dhe klubin synimi kryesor mbetet Liga e Kampionëve. Ekipi është i vetëdijshëm për potencialin që ka dhe duam të fitojmë gjithçka që është e mundur, sepse është një skuadër e madhe dhe shumë garuese. Jemi mjaftueshëm të fortë që të provojmë të fitojmë gjithçka”, është shprehur mesfushori boshnjak.

Për titullin e Serie A ai i sheh si konkurrentë kryesorë Napolin e Interin.

Përderisa “Zonja e Vjetër” ka dominuar dekadën e fundit në Serie A, nuk ka triumfuar në Ligën e Kampionëve që nga viti 1996.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme