Sport

Rivalët dyshojnë se Solari do të përsërisë sukseset e Zidanet

Ish-ylli i Brazilit dhe Barcelonës, Rivaldo, beson se Santiago Solari është zgjidhje afatshkurtër për Real Madridin dhe dyshon se rekordi i Zinedine Zidane mund të arrihet nga trajneri që deri të hënën drejtonte Castillan.

Solari, si francezi, ishte në krye të grupmoshave të reja të klubit, para se të pranonte thirrjen e Florentino Perezit për të marrë drejtimin e ekipit senior.

Argjentinasi merr detyrën pasi Julen Lopetegui u shkarkua me humbjen 5 me 1 nga Barcelona.

Por Rivaldo, që u bë i njohur me Barçën, ka porositur fansat e Realit që të mos presin mrekulli nga trajneri i përkohshëm përkundër suksesit të Zidanet.

“Edhe pse është në situatë të njëjtë si Zidane, nuk pres të njëjtin sukses të përsëritet”, ka thënë Rivaldo.

“Me gjithë respektin për punën e Solarit, nuk duket që është njeri i duhur për t’u bërë trajner permanent i Real Madridit. Ai do të jetë aty për një apo dy ndeshje, herët apo vonë Madridi do të marrë ndonjë trajner. Tani për tani Solari është zgjidhje e mirë sepse e njeh klubin dhe lojtarët, por nuk mendoj se do të jetë aty për një kohë të gjatë”, ka thënë ish-ylli i Brazilit.

Ish-trajneri i Chelseat dhe Juventusit, Antonio Conte është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Realit.