Kosova mposht Zvicrën “për t'i shtuar zjarr” raportit jo të mirë në futboll

Kosova mposht Zvicrën “për t'i shtuar zjarr” raportit jo të mirë në futboll

30 October 2018 08:05

Ishte përfaqësuesja U-17 e Zvicrës me të cilën Granit Xhaka nisi shpërthimin në skenën e madhe. Në vitin 2009, Zvicra me Xhakën, Frederik Veselin e Pajtim Kasamin në përbërje, fitoi kampionatin botëror.

Përfaqësuesja U-17 e Zvicrës të hënën e luajti ndeshjen e radhës të saj. Nuk kishte ndonjë futbollist shqiptar në përbërje. Por kishte shumë futbollistë shqiptarë në ekipin tjetër, që edhe fitoi në fund.

Është përfaqësuesja U-17 e Kosovës në futboll që të hënën fitoi 1:0 ndaj Zvicrës, në një prej ndeshjeve më të suksesshme të Kosovës në grupmoshat e reja deri më tash. Ndeshja u luajt në Paphos të Qipros, ndërsa ishte e vlefshme për grupin e pestë të raundit kualifikues për “Euro 2020”.

Me fitore, Kosova ka bërë hap të madh drejt avancimit tutje. Është e dyta në grup me tri pikë, sa i ka edhe Zvicra në vend të tretë. Prinë Skocia me katër pikë, ndërsa e fundit është Qipro me një pikë. Në ndeshjen e parë, më 26 tetor, Kosova pësoi 2:1 ndaj Skocisë. Më 1 nëntor, të enjten, luan ndaj Qipros. Dy të parët e grupit avancojnë tutje në raundin elitar kualifikues, ndërsa tutje ka gjasa të shkohet edhe prej vendit të tretë... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme