Ronaldo: Unë e meritoj Topin e Artë

Ronaldo: Unë e meritoj Topin e Artë

29 October 2018 18:32

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, ka thënë se ai e meriton të fitojë Topin e Artë sivjet.

Duke folur në një intervistë për “France Football”, Ronaldo ka thënë se është ndër lojtarët më të mirë në histori të futbollit.

“E kam thënë disa herë që të fitoj Topin e gjashtë të Artë nuk është obsesion, por sigurisht dua ta fitoj. Do të gënjeja po të thosha ndryshe. Po punoj duke shënuar dhe duke fituar. Mendoj se e meritoj Topin e Artë”, ka thënë ai në intervistën që publikohet e plotë të martën.

Ai e ka quajtur lëvizje të mirë kalimin te Juventusi nga Real Madridi këtë verë, ndërsa ka thënë se lidhja e tij me presidentin e Real Madridit, Florentino Perez nuk ishte përtej biznesit.

“Ajo që më thoshte mua nuk vinte nga zemra e tij”, është shprehur Ronaldo që ka thënë se “pas nëntë vitesh, ishte koha të ndryshonte klub”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme