Sport

Lopetegui drejt shkarkimit pas humbjes së thellë nga Barça, e zëvendëson Conte

Performanca e dobët e Real Madridit këtë sezon në La Liga ka shtyrë drejtuesit e klubit që të mendojnë për shkarkimin e trajnerit dhe sjelljen e një të riu, raporton Marca.

Real Madrid pësoi sonte debakël nga Barcelona në udhëtim me rezultat 5 me 1 dhe vazhdoi serinë e lojërave të dobëta në La liga.

Presidenti madrilen Florentino Perez do të diskutojë situatën me bashkëpunëtorët e tij në orët e ardhshme dhe duket se ka gjithnjë e më shumë gjasa që Julen Lopetegui të zëvendësohet nga Antonio Conte javën e ardhshme.

Pesë gola të pranuara në Camp Nou duket se kanë mbyllur fatin e Lopeteguit dhe italiani mund të arrijë që të hënën. Në të kundërtën, Santiago Solari do të marrë përgjegjësinë e përkohshme të ekipit të parë për ndeshjen e së mërkurës në Copa del Rey kundër Melillas, transmeton kp.

Conte pritet të jetë trajneri i ardhshëm i Real Madridit, pasi të zgjidhë mosmarrëveshjen lidhur me kontratën me ish- klubin e tij Chelsea, duke e liruar atë për të marrë përsipër klubin tjetër pa humbje financiare.

Besimi është humbur plotësisht në trajnerin, megjithëse lojtarët e kanë mbrojtur.

Konsensusi në klub është se një trajner me një personalitet të madh është i nevojshëm për të stërvitur lojtarët dhe Conte shihet si zgjidhja adekuate.