Barcelona “gjunjëzon” Mbretërit, shkëlqen Suarez

Barcelona “gjunjëzon” Mbretërit, shkëlqen Suarez
Barcelona ka fituar me rezultat të thellë klasiken spanjolle ndaj Real Madridit.
5 me 1 ishte rezultati përfundimtar i takimit të sotëm në Camp Nou, transmeton Koha.net.
Përkundër që katalunasit luajtën pa Leo Messi ishte sulmuesi Luis Suarez që e udhëhoqi skuadrën drejt kësaj fitore të thellë ndaj “Mbretërve”.
Coutinho shënoi golin e parë në minutën e 11, e më pas Suarez shënoi tre gola radhazi. E golin e fundit për vendasit e shënoi Vidal.
Të vetmin gol për Realin e shënoi Marcelo në minutën e 50.
Në vendin e parë Barcelona ka 21 pikë, e Reali në vendin e 9 ka 14 pikë.
Suarezi shënon sërish
Barcelona tani është duke udhëhequr 3 me 1 ndaj Real Madridit.
Sulmuesi Luis Suarez shënoi një gol të bukur me kokë në minutën e 75 pas asistimit nga Roberto.
Ai kishte shënuar edhe golin e dytë të Barçës në pjesën e parë.
Reali ngushton diferencën ndaj Barçës
Real Madridi e ka nisur për mrekulli pjesën e dytë ndaj Barcelonës.
Ishte ylli brazilian, Marcelo që ngushtoi epërsinë e Barcelonës duke shënuar në minutën e 50 pas një aksioni shumë të bukur.
Rezultati momental është 2 me 1 në të mirë të Barçës. Në pjesën e parë kishin shënuar Coutinho e Suarez.
Barcelona dyfishon epërsinë ndaj Realit
Barcelona ka shënuar edhe golin e dytë në klasiken spanjolle të futbollit ndaj Real Madridit.
Ishte Luis Suarez që shënoi golin e dytë në minutën e 30 nga penaltia.
Penaltia u akordua pas përdorimit të VAR-it, që për herë të parë përdoret në El Clasico.
Golin e parë e kishte shënuar Coutinho në minutën e 11.
Coutinho i jep epërsinë Barçës në “El Clasico”
Barcelona ka kaluar shpejtë në epërsi ndaj Real Madridin, në klasikën e parë spanjolle pas disa vitesh pa Leo Messin e Cristiano Ronaldon.
Ishte Philippe Coutinho ai që shënoi golin e epërsisë në minutën e 11 të takimit, për të asistoi Alba, transmeton Koha.net.
Më poshtë mund ta shikoni golin e mesfushorin brazilian.
Welcome Coutinho to Clasico goals pic.twitter.com/7pyitqCCCq
— Med (@Med_Ouaa1) October 28, 2018
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Prishtina po humb thellë në Barcelonë

Superliga mbledh Përfaqësuesen e basketbollit

Bayerni në krizë para duelit të vështirë me Freiburgun
Solskajeri: Nuk fiton asgjë nëse je lider në tabelë në muajin janar

Përfundon afati kalimtar në basketboll, lëvizje të shumta te skuadrat
Kloppi u del në mbrojtje lojtarëve

Edhe një amerikan te Bashkimi

Rooney konfirmohet si trajner i Derbyt
