Interi me Marottan ndjek Modriqin

Interi me Marottan ndjek Modriqin

28 October 2018 13:35

Interi ka vendosur të hyjë sërish në garë për Luka Modriqin e Real Madridit.

Këtë do ta bëjë me ardhjen e drejtorit të përgjithshëm të Juventusit, Giuseppe Marotta.

Presidenti i ri, Steven Zhang, që zëvendësoi Erick Thohirin kërkon që në San Siro të sjellë Modriqin me çdo kusht.

Sipas “Tuttosportit”, Marotta synon ta sjellë Modriqin në janar ose në fund të sezonit. Edhe vetë lojtari raportohet se ka shprehur dëshirën për largim nga Real Madridi, pas formës jo të mirë që po kalon nën urdhrat e Julen Lopeteguit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme