Sport

Allegri e Conte në listën e Unitedit

Massimiliano Allegri e Antonio Conte janë dy kandidatët për të zëvendësuar Jose Mourinhon në postin e trajnerit të Manchester Unitedit stinorin e ardhshëm, bën të ditur “Sunday Express”.

Krerët e Manchester Unitedit po mendojnë për trajner të ri dhe këta të dy i shohin si zëvendësime ideale.

Allegri aktualisht është nën kontratë me Juventusin, ndërsa Conte është ende pa angazhim, ndonëse për shërbimet e tij po interesohet edhe Real Madridi.