Sport

Shaqiri i kënaqur me formën dhe rezultatet

Mesfushori Xherdan Shaqiri është i kënaqur me formën që po kalon te Liverpooli.

Edhe më i kënaqur është me rezultatet pozitive të skuadrës angleze.

Shaqiri në një intervistë dhënë faqes zyrtare të klubit ka thënë se është vetëm fillimi i gjërave të mëdha.

“Është kënaqësi për mua të jem në Liverpool. Ne kemi një ekip shumë të mirë dhe duam të jemi të suksesshëm. Nëse vazhdojmë të luajmë mirë, ne do të jemi të suksesshëm. Jemi në pozitë të mirë, por është vetëm fillimi i sezonit dhe ka edhe shumë ndeshje për të luajtur”, ka thënë të dielën Shaqiri për “liverpoolfc.com”.

Liverpooli me fitoren 4:1 ndaj Cardiffit të shtunën është ngritur në pozitën e parë në Premier League me 26 pikë. Në fitoren 4:1, me një gol kontriboi edhe Shaqiri.