Sport

Akil Gjakova e nis me fitore turneun në Abu Dhabi

Xhudisti kosovar, Akil Gjakova, ka nisur me fitore turneun ndërkombëtar në Abu Dhabi.

Gjakova, që garon në kategorinë deri 73 kilogramë, mposhti Mirzojamil Ramazonov nga Taxhikistani, në ndeshjen e vlefshme për rrethin e dytë.

Gjermani Wandtke është kundërshtari i ardhshëm i Gjakovës.

Në ditën e parë të këtij turneu, Kosova fitoi tri medalje, një të artë dhe dy të argjendta.