Sport

“Grand Slami” i Abu Dhabit, xhudistët nga Kosova i mësojnë kundërshtarët

Të shtunën nis “Grand Slami” i Abu Dhabit në Xhudo, me meçet që fillojnë nga ora 10-të dhe xhudistët nga Kosova i kanë mësuar kundërshtarët e tyre.

E arta Olimpike, Majlinda Kelmendi, që kthehet në Tatami pas një kohe shumë të gjatë, në luftën e parë përballë do ta ketë rusen Yulia Kazarina, në kategorinë deri në 52 kg, transmeton KTV.

Kampionia olimpike kthehet në gara pas më shumë se një viti

Kampionia evropiane Nora Gjakova do ta nisë garën prej rrethit të dytë dhe do të luftojë kundër njërës nga dueli mes rumunes Loredana Ohai dhe amerikanes Amelia Fulgentes, në kategorinë deri në 57 kg.

Distria Krasniqi, e cila garon në kategorinë deri në 48 kg, do ta ketë përballë ukrainasen Maryna Cherniak, derisa Akili, fitues i Grand-Prixit të Parisit, në rundin e dytë në kategorinë deri në 73 kg, luan kundër njërit prej Abdullah Alfaraidy nga Arabia Saudite dhe Mirzojamil Ramazonov nga Taxhikistani.