Sport

Kompany mungon ndaj Monacos

Descriptive Text

Kapiteni i Manchester Cityt, Vincent Kompany, do të mungojë në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve ndaj Monacos të martën.

Reprezentuesi belg pritej që të jetë gati për këtë ndeshje, pas mungesës në ndeshjen e fundjavës në FA Cup ndaj Huddersfieldit, por trajneri Pep Guardiola ka thënë se ai nuk është i gatshëm për shkak të lëndimit në këmbë.

Kompany pritet të kthehet në fund të muajit për ndeshjen e dytë në FA Cup.