Sport

Arthur lojtari kyç për Barçën në “El Clasico”

Mesfushori Arthur pritet të jetë figura kryesore e Barcelonës ndaj rivalit Real Madridit në “El Clasicon” e parë të këtij sezoni.

Braziliani ka shkëlqyer në katër ndeshjet e fundit në të gjitha garat dhe gazeta “Mundo Deportivo” beson se 22-vjeçari pritet të jetë figura kryesore e Barçës që hyn në takim pa Lionel Messin e lënduar.

Kjo gazetë ka raportuar se Ernesto Valderde do të paraqesë formacionin e njëjtë, me të cilin mposhti Interin në Ligën e Kampionëve me rezultat 2 me 0.

Rafinha pritet të luajë përkrah Luis Suarezit dhe Philippe Coutinhos.

Te Real Madridi i gatshëm do të jetë Marcelo që shërben si përforcim i ekipit në këtë takim.