Sport

Gattuso: Milani ka humbur rrugën

Descriptive Text

Milani ka pësuar humbje ndaj Betisit, 1-2, në Ligën e Evropës dhe për këtë paraqitje të dobët të ekipit të tij është mjaft i shqetësuar trajneri Gennaro Gattuso.

Kjo humbje pikërisht pas humbjes që Milani e pësoi nga rivali lokal Interi në “Derby della Madonnina”.

“Kemi humbur rrugën plotësisht. Ishte një ndeshje ku vuajtëm, pasi humbëm besimin. Ky ekip nuk luan me mendje të qetë, s’mund të bëjë atë që dëshiron. Betisi e meritoi fitoren, s’do ta komentoj incidentin e penaltisë pasi ata dominuan takimin. Është brishtësia jonë ajo që po më brengos. Ekipi s’po funksionon, jam i pari që marrë përgjegjësinë. Duhet të gjej zgjidhjen më të mirë për këtë ekip”, është shprehur Gattuso për Sky Sport Italia.