Unitedi “blindon” Martialin Foto: Ilustrim

Unitedi “blindon” Martialin

25 tetor 2018 18:13

Anthony Martial është i gatshëm të refuzojë skuadra të njohura evropiane, për të vazhduar kontratën me Manchester Unitedin.

Sulmuesi francez ka qenë i lidhur me një largim të mundshëm nga “Djajtë e Kuq”, pas problemeve me trajnerin Jose Mourinho, transmeton KTV.

Por, sipas mediave angleze, 22-vjeçari është bindur ta vazhdojë kontratën me Unitedin. Me kontratën e re, Martiali pritet të përfitojë rreth 160 mijë funte në javë përderisa bashkëpunimin me skuadrën angleze do ta vazhdojë edhe për tre vjet.

Martiali këtë sezon në 10 ndeshje ka shënuar katër gola.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme