City pas Sandros, Juve cakton çmimin Foto: Ilustrim

City pas Sandros, Juve cakton çmimin

25 October 2018 18:03

Alex Sandro është dëshira e trajnerit të Manchester Cityt, Pep Guardiola.

Sipas mediave angleze, dy agjentë të Cityt, kanë përcjellë nga afër brazilianin në ndeshjen ndaj Manchester Unitedit, transmeton KTV.

Drejtuesit e klubit të Cityt, thuhet se gjatë janarit pritet të dërgojnë një ofertë në drejtim të Juventusit, për ta transferuar mbrojtësin e krahut.

Sipas mediave angleze “Zonja e Vjetër” kërkon rreth 50 milionë euro për ta lënë të lirë lojtarin.

Sandro ka kontratë me Juven, deri në vitin 2020.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme