FC Feniks tërhiqet nga futsalli

FC Feniks tërhiqet nga futsalli

25 tetor 2018 15:17

Klubi i futsallit nga Drenasi, si dhe kampioni i shumëfishtë i Futsallit në Kosovë e edhe i disa turneve në botë, FC Feniks është tërhequr nga çdo aktivitet sportiv.

Këtë e ka bërë të ditur vetë skuadra e Fc Feniksit në llogarinë e tyre në Facebok, ku kanë falenderuar lojtarët e tifozët për përkrahjen e vazhdueshme nda këtij ekipi si dhe kanë kritukuar institucionet shtetërore për mos ndihmë, transmeton koha.net.

Më poshtë është postimi i plot i FC Feniks:

“Dëshpëruese...

Pas analizës të të gjitha detajeve dhe pas disa vitesh pjesëmarrje në futsallin vendor dhe atë ndërkombëtar , duke prezantuar vlerat e sportit dhe paraqitjes njerëzore në çdo hap para syve të të gjithëve, skuadra e Fc Feniks ka vendosur të ndërpres pjesëmarrjen në garat kampionale dhe garave për kupë duke u tërhjekur nga çdo aktivitet sportiv.
Është vendim i dhimbshëm por i menduar gjatë dhe detajisht që sjell deri tek ky hap jo edhe i lehtë për ne, që ndër vite i kontribuam sportit me paraqitje dinjitoze dhe me vlera të sjelljes sportive, duke u renditur tashmë si skuadra më e suksesshme e futsallit kosovar që nga themelimi i saj.
Duke falënderuar mbështetësit e deritanishëm dhe gjithë akterët pjesëmarrës në skuadër, lojtarët e deritanishëm, trajnerët dhe staffin e tyre përcjellës , urojmë që të jemi skuadra e fundit e sportit kosovar që merr një vendim të tillë.
Falënderime të përzemërta për tifozët tanë të veçantë nga qyteti i Drenasit, dhe jo vetëm.
Suksese në vazhdimsi dhe falënderime të gjitha skuadrave rivale që kemi patur deri sot.

Feleminderit Kosovë, UEFA dhe ju dashamirë të sportit, ne shpresë që institucionet shtetërore ta kuptojnë faktin se sporti nuk mbijeton pa ndihmën e tyre.”

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme