Sport

Turneu “Adem Jashari” për herë të parë në Mitrovicë

Descriptive Text

Turneu ndërkombëtar në boks "Adem Jashari" për herë të parë do të organizohet në Mitrovicë. Kështu është njoftuar të enjten nga Federata e Boksit e Kosovës (FBOXK).

Edicioni i 20-të i turneut në boks, që vlerësohet të jetë më i madhi në vend, do të mbahet më 24 dhe 25 nëntor në palestrën "Minatori" në Mitrovicë.