Sport

Januzajt i duhet ende kohë për t'u kthyer në fushë

Mesfushori Adnan Januzaj po stërvitet rregullisht me skuadrën e Real Sociedadit. Por, mesfushorit të Belgjikës i duhet ende punë në stërvitje.

Trajneri i Real Sociedadit, Asier Garitano iniston se Januzaj ende nuk është i gatshëm për lojë. Januzaj u lëndua gjatë kampionatit botëror "Rusia 2018". Këtë edicion nuk ka luajtur asnjë ndeshje në La Liga. I duhet ende kohë.

"Po flasim për një djalosh i cili nuk ka luajtur që nga 28 qershori. Ai ka vetëm pesë stërvitje me grupin dhe është kohë e shkurtër që ai të luaj menjëherë", ka thënë Garitano për "noticiasdegipuzkao.eus".