Sport

Chelsea do t’i ofrojë Rudigerit kontratë të re

Descriptive Text

Chelsea do t'i ofrojë reprezentuesit të Gjermanisë, Antonio Rudiger një kontratë të re me pagë më të madhe, pas një starti mbresëlënës të stinorit, ka njoftuar "Goal.com" të mërkurën.

Rudiger, 25-vjeçar, ka formuar një partneritet solid në qendër të mbrojtjes me David Luizin këtë stinor dhe shënoi golin e parë në barazimin 2:2 me Manchester Unitedin në fundjavë në "Stamford Bridge", përcjell sot Koha Ditore.

Rudiger ka edhe tri vite kontratë me Chelsean, mirëpo skuadra londineze dëshiron të firmos kontratë më afatgjate me reprezentuesin gjerman dhe të rrisë pagën e tij prej 100 mijë funte në javë sa e ka me kontratën aktuale.