Sport

Conte do t’i kushtojë Realit 10.8 milionë euro

Skuadra e Real Madridit nëse dëshiron të angazhojë trajnerin Antonio Conte, duhet të paguajë 10.8 milionë euro dëmshpërblim për t'ia shkëputur kontratën me Chelsean.

Mediumet spanjolle kanë njoftuar të mërkurën se Conte mbetet kandidati kryesor për ta zëvendësuar Julen Lopeteguin në krye të Real Madridit, transmeton Koha Ditore.

Tekniku italian para fillimit të këtij edicioni u shkarkua nga Chelsea, por ekipi londinez nuk i ka shkëputur kontratën që i skadon në qershor të vitit të ardhshëm.

Para Chelseat, Conte ka qenë edhe në krye të Përfaqësueses së Italisë, Juventusit, Sienas, Atalantas, Barit e Arezzos.