FBK-ja dënon KB Rahovecin Foto: Ilustrim

FBK-ja dënon KB Rahovecin

24 October 2018 16:36

Federata e Basketbollit të Kosovës ka shqiptuar gjobë prej 675 euro për KB Rahovecin, pas ngjarjeve të fundit që kanë ndodhur në ndeshjen ndaj KB Ponte Prizrenit, ka bërë të ditur klubi nga Rahoveci përmes faqes zyrtare.

Vendimi sipas FBK-së është i bazuar në raportimet e delegatit ku përfshihen edhe hedhjet të gjësendeve në parket, transmeton Koha.net.

Bordi i KB Rahoveci thotë se ka diskutuar lidhur me këtë vendim, ndërsa apelon te të gjithë që të mos përsërisin raste të tilla të cilat mund të sjellin dëme edhe më të mëdha për klubin, i cili edhe ashtu po përballet me problem të shumta duke u nisur nga ato financiare e deri të zhvillimi i ndeshjeve që duhet t’i bëjë çdo herë jashtë Rahovecit.

“Bordi kupton frustrimin që mund të kenë basketbolldashësit ndaj vendimeve të referëve, por hedhja e gjësendeve nuk mund të zgjidhë këtë problem, andaj apelojmë që të hiqet dorë nga veprime të tilla. Bordi i KB Rahoveci me këtë rast dëshiron të falënderojë çdo mbështetës të skuadrës sonë i cili është krah KB Rahovecit në secilën situatë”, thotë bordi i KB Rahoveci.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme