Sport

Ylli forcohet me një amerikan

Skuadra e Golden Eagle Yllit ka njoftuar të mërkurën se është përforcuar me një basketbollist të huaj, i cili luan në pozitat 4/5, raporton Koha Ditore.

Bëhet fjalë për amerikanin Jervon Pressley (203 cm), karrierë në Evropë ka bërë në Izreal. Pressley do të jetë amerikani i katërt të ekipi nga Suhareka pas Clayton Terrell, Robert Jones e Romelo Banks.

Pressley do të debutojë me Yllin këtë vikend në ndeshjen kampionale në udhëtim kundër skuadrës së Lipjanit.

Pas pesë xhirove të zhvilluara këtë edicion, Ylli renditet në pozitën e katërt në tabelë me shtatë pikë. Ka dy fitore e tri humbje.