Sport

Unitedi përballet me dënime të reja nga UEFA

Descriptive Text

Manchester Unitedi mund të dënohet përsëri nga UEFA pasi ka arritur vonë në Old Trafford dhe në fushë hyrën tre tifozë gjatë ndeshjes kundër Juventusit në Ligën e Kampionëve, raporton Sky Sports.

Autobusi i Unitedit ngec në komunikacion, Mourinho në këmbë shkon në Old Trafford

Javën e kaluar, Unitedi u dënua 15 mijë euro për arritje të vonshme në ndeshjen kundër Valencias.

Me rregullat e UEFA-s ekipet duhet të jenë në stadium së paku 75 minuta para takimit. Juventusi arriti 65 minuta para ndeshjes, ndërsa Unitedi afërisht 60 minuta.

Vonesa në komunikacion e shtyri Jose Mourinhon që të dalë nga autobusi dhe në këmbë ia mësyri Old Traffordit.