Sport

Lewnadowski me tri gola në dy ndeshjet e fundit

Tri gola në dy ndeshjet e fundit e kanë shënuar rikthimin e formës së sulmuesit polak, i cili insiston se është i lumtur në klub, pavarësisht spekulimeve për një largim të mundshëm.

Robert Lewanwdowski i ka qetësuar tifozët e Bayern Munichut, sa i përket përkushtimit të tij në klub, edhe pse në muajt e fundit është folur se ai do të largohet, transmeton Sporti në KTV.

30-vjeçari shënoi në fitoren 2:0 të Bayernit në Ligën e Kampionëve kundër AEK-ut të Athinës, që ishte i treti në dy ndeshje, edhe pse paraprakisht kishte tri duele të njëpasnjëshme që nuk e gjente rrugën e golit.

Bayerni të shtunën udhëton te Mainzi në Bundesligë, ku e ka mundësinë ta sigurojë fitoren e dytë rresht, që do të ishte suksesi i parë këtë muaj.