Guardiola vlerëson lartë paraqitjen e lojtarëve të tij

Guardiola vlerëson lartë paraqitjen e lojtarëve të tij

24 October 2018 12:22

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka përgëzuar paraqitjen e skuadrës së tij në 45 minutat e parë të fitores 3:0 në Ligën e Kampionëve të martën mbrëma ndaj Shakhtar Donetzkut.

Guardiola ka thënë se ajo paraqitje ka qenë më e mira nga futbollistët e tij që kur ka marrë drejtimin e Cityt. Manchester City shënoi një fitore bindëse në udhëtim ndaj Shakhtarit, fal golave në pjesë të parë të David Silvas dhe Aymeric Laportes, transmeton “Koha Ditore”.

Në pjesën e dytë shënoi golin e tretë të Cityt, Bernardo Silva.

“Në pjesën e parë treguam lojën më të mirë në tri stinorët e fundit. Ne krijuam shumë raste dhe nuk i lejuam kundërshtarit asnjë rast deri në minutat e fundit të kësaj pjesëloje”, ka thënë Guardiola, që ka marrë drejtimin e Cityt në fillim të stinorit 2016/17.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme