Sport

Marcelo mohon kalimin te Juventusi

Descriptive Text

Mbrojtësi i krahut të majtë, braziliani Marcelo ka insistuar se nuk do të largohet nga skuadra e Real Madridit përkundër spekulimeve gjatë ditëve të fundit.

Marcelo ka thënë se nuk ka oferta nga ekipet tjera dhe se dëshiron të mbetet te Real Madridi, përcjellin mediumet e huaja të mërkurën.

Ditë më parë është raportuar se Marcelo ka kërkuar largimin nga Reali në janar për t'u transferuar te Juventusi, në mënyrë që të ribashkohet me Cristiano Ronaldon.

"Të largohem nga Madridi? Unë nuk kam dëgjuar për ndonjë ofertë të tillë. Poashtu, askush nuk është më madrilen se unë", ka thënë Marcelo. 30-vjeçari, është pjesë e Realit prej vitit 2007 dhe ka kontratë deri në vitin 2022.