Sport

Reali këndellet, mposht Plzenin në “Champions”

Pas katër ndeshjeve me radhë, Real Madridi ka gjetur rrugën e fitoreve, duke mposhtur Plzenin me rezultat 2 me 1.

Pak ditë para “El Clasicos” ndaj Barcelonës, “Mbretërit” u këndellën me golat e realizuar nga Karim Benzema në pjesën e parë dhe Marcelos në pjesën e dytë. Golin e nderit për mysafirët e realizoi Hrzovsky.

Me këtë fitore mbetet në pozitën e parë me gjashtë pikë, aq sa ka edhe Roma që sonte mposhti CSKA Moskën me rezultat 3 me 0.