Bashkimi humb derbin shqiptar në Ligën Ballkanike

Bashkimi humb derbin shqiptar në Ligën Ballkanike

23 tetor 2018 20:44

Kampioni i Kosovës në basketboll, Bashkimi ka pësuar humbje në derbin shqiptar të xhiros së dytë në Ligën Ballkanike (BIBL).

Bashkimi ka pësuar humbje në Durrës nga skuadra e Teutës, me shifrat 88:64. Për Bashkimin kjo është humbja e dytë rresht këtë edicion në BIBL pas asaj që e pësoi në shtëpi nga Beroe javën e shkuar.

Ndërkohë, Teuta që këtë edicion po debuton në BIBL ka dy fitore në poaq ndeshje të zhvilluara, pasi javën e kaluar triumfioi ndaj Akademikut të Bullgarisë. Teutën drejt fitores e ka udhëhequr ish-lojtari i Bashkimit, Endrit Hysenagolli me 22 pikë e 13 kërcime. Te Bashkimi, më efikasi ishte amerikani Jordan Capps me 27 pikë të shënuara.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme