Sport

Shkarkimi i Lopeteguit mund t’i kushtojë Realit 20 milionë euro

Shkarkimi i trajnerit Julen Lopeteguit raportohet se mund t’i kushtojë Real Madridit 20 milionë euro.

Lopetegui erdhi si pasardhës i Zinedine Zidanet gjatë verës, por trajneri spanjoll po përjeton një fillim të dobët me gjigantët e La Ligas.

Reali ka humbur katër nga pesë ndeshjet e fundit dhe është raportuar se Reali është duke menduar shkarkimin e tij, por sipas gazetës spanjolle “Sport”, largimi i spanjollit mund të vijë me një kosto të madhe për “Mbretërit”.

Kjo gazetë raporton se 52-vjeçari do të merrte 6 milionë euro pagë të plotë për kontratën e nënshkruar.

Santiago Solari dhe Antonio Conte janë lidhur me një zëvendësim të Lopeteguit.