Sport

Xavi nuk pëlqen stilin defensiv të Mourinhos

Ish-mesfushori i Barcelonës, Xavi Hernandez ka bërë të ditur se Jose Mourinho nuk do të jetë në mesin e personave me ndikim kur të nisë karrierën si trajner.

Xavi është ende duke luajtur për skuadrën nga Katari, Al Sadd, ku ka kontratë deri në vitin 2020.

Mirëpo, në moshën 38-vjeçare ai po mendon për karrierë trajneri.

“Mourinho është trajner shumë defensiv dhe loja kundër Interit të tij nuk kishte qenë e lehtë. Ky është futbolli i tij dhe ai e ka aplikuar edhe sa ishte te Chelesa e Real Madridi. Ai kujdeset për çdo detaj dhe nuk të lë shumë hapësirë. Por, mua më pëlqen një stil tjetër futbolli. Nuk është kritikë ndaj tij, por nuk e shijoj futbollin kur luhet në atë mënyrë. Dhe skuadrat që do të drejtoj unë nuk do të kenë qasje të tillë”, ka deklaruar Xavi për “Corriere dello Sport”.