Sport

Mourinho mposht ish-skuadrën, ringjallet gara për titull

Jose Mourinho me Manchester Unitedin kanë mposhtur ish-skuadrën e portugezit, Chelsean, duke ringjallur garën për titull në Premier Ligë.

Në kryendeshjen e xhiros së 33-të, “Djajtë e Kuq” fituan 2 me 0.

Marcus Rashford shënoi golin e parë pas shtatë minutash lojë duke i dhënë epërsinë fillestare United pas asistimit të Ander Herreras.

Herrera realizoi golin e dytë në minutën e 49-të për të vulosur fitoren e ekipit të Mourinhos.

Chelsea vazhdon të prijë në tabelë me 75 pikë të tubuara, katër më shumë se Tottenhami teksa kanë mbetur edhe gjashtë ndeshej deri në fund të sezonit.

Unitedi është i pesti me 60 pikë të tubuara, katër më pak se City që është i katërti, por që ka një takim më shumë të zhvilluar. 66 pikë ka Liverpooli që ka dy ndeshje më shumë të zhvilluara.