Skriniar drejt Premier Ligës

Skriniar drejt Premier Ligës

23 October 2018 11:51

Qendërmbrojtësi i Interit, sllovaku Milan Skiriniar ka gjasa të mëdha që të vazhdojë karrierën në Premier League, pasi Manchester City tashmë i ka ofruar kontratë.

“Calciomercato.com” përcjellë të martën se Skiriniar ka ndërprerë negociatat me Interin për rinovimin e kontratës deri në vitin 2023.

Ai ka kërkuar një pagë vjetore prej tre milionë eurosh derisa ekipi italian i ka ofruar 2.6 milionë në vit.

Duke parë këtë situatë, ka ndërhyrë Manchester City, duke i ofruar Skriniarit pagën që kërkon. Ai ka kontratë me Interin deri në vitin 2022 dhe kartoni i tij vlerësohet rreth 50 milionë euro.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme