Sport

Reprezentuesi më në formë është i palumtur me pozitën te Kosova

Dy gola në ndeshjen e fundit para se t'i bashkohej Kosovës. Dy gola në ndeshjen e Kosovës dhe një pasi u kthye në Zvicër.

Benjamin Kololli aktualisht është i pandalshëm. Po shënon gola në të gjitha “frontet”, shkruan sot Koha Ditore.

Po shënon për Zuerichun ku luan si mesfushor ofensiv i krahut të majtë. Në ndeshjen e fundit të tij shënoi dy gola edhe për Kosovën. Te Kosova luan mbrojtës i krahut të majtë. Dhe kjo bën që Kololli të mos jetë shumë i lumtur. Ai nuk është i kënaqur me pozitën që e ka te Kosova. Vlerëson se shumë më produktiv do të ishte si mesfushor i krahut të majtë. Këtë pozitë e mbulon te Zuerichu në Zvicër dhe po vlerësohet lart.

“Benjamini nuk është i kënaqur me pozitën që e luan në ekipin përfaqësues. Pakënaqësinë ia ka shprehur edhe përzgjedhësit Bernard Challandes. Por Challandes, që vlerëson lart Kolollin, ka vendosur që ai të mbulojë pozitën e mbrojtësit të majtë. Në atë pozitë Kosova ka mungesë lojtarësh cilësorë, janë vetëm Kololli e Leart Paqarada. Ndërkohë si mesfushor i krahut të majtë luajnë më shumë lojtarë, ndër të tjera Arbër Zeneli e Milot Rashica. Pakënaqësia e Kolollit ka të bëjë vetëm me pozitën ku vendoset e jo me ndonjë gjë tjetër. Ai është i përkushtuar të japë kontribut të madh për Kosovën”, ka thënë një burim i Kohës Ditore i afërt me përfaqësuesen e Kosovës në futboll...(A.M./ Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)