Arsenali shënon fitoren e dhjetë rresht

Arsenali shënon fitoren e dhjetë rresht

22 October 2018 22:46

Arsenali ka shënuar fitoren e dhjetë rresht në të gjitha garat, përkatësisht të shtatën vetëm në Premier Ligë.

Viktima e radhës e “Topçinjve” ishte Leicester City. Arsenali fitoi si vendas ndaj Leicesterit 3 me 1.

Mbrojtësi i Arsenalit, Hector Bellerin shënoi gabimisht në portën e vet në minutën e 31-të për të hapur rezultatin. Megjithatë, spanjolli përmirësoi gabimin 14 minuta më vonë duke asistuar për Mesut Ozilin.

Në pjesën e dytë, Pierre Emerick Aubameyang hyri në lojë në minutën e 61-të dhe për pesë minuta shënoi dy gola. Në golin e parë u asistua nga Bellerini e në të dytin nga Ozili.

Me fitoren e shtatë këtë sezon, Arsenali ngjitet në pozitën e katërt me 21 pikë, aq sa ka edhe Chelsea një pozitë më lartë. “Topçinjtë” janë vetëm dy pikë prapa liderëve Manchester City dhe Liverpooli.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme