Sport

Ronaldo flet për akuzat për përdhunim

Descriptive Text

Cristiano Ronaldo ka thënë se e vërteta do të dalë në shesh kur është pyetur lidhur me akuzat ndaj tij për përdhunim.

Kathryn Mayorga, 34-vjeçare, ka akuzuar sulmuesin e Juventusit se e kishte përdhunuar më 2009 në një hotel në Las Vegas. Akuzat janë mohuar nga ish-ylli i Realit.

33-vjeçari duke folur 24 orë para përballjes me Manchester Unitedin në Ligën e Kampionëve ka thënë se “e di që jam shembull brenda dhe jashtë fushës”.

“Gjithmonë qesh, jam njeri i lumtur. Luaj në një klub fantastik, kam familje fantastike. Kam katër fëmijë, jam i shëndoshë – kam gjithçka, andaj tjerat nuk më pengojnë. Nuk do të gënjej për situatën. Jam shumë i lumtur. Avokatët e mi janë të sigurt dhe sigurisht edhe unë. E shijoj futbollin, jetën time. Kam njerëz që kujdesen për jetën time dhe sigurisht e vërteta gjithmonë del në rend të parë”, ka thënë ai, raporton BBC.

Gazeta gjermane “Der Spiegel”, që publikoi raportimin për akuzë, ka thënë se Mayorga kishte arritur më 2010 një marrëveshje jashtë gjyqit me Ronaldon, me ç’rast ajo ishte paguar 375 mijë dollarë për të mos folur për këtë çështje, transmeton Koha.net.

Pala e Ronaldos e kanë quajtur “lajm të rremë” storien dhe dokumente tërësisht të fabrikuara.

Policia e Las Vegasit kishte konfirmuar se hetimi ishte kryer më 2009, por ka njoftuar se ka rihapur çështjen.