Sport

Unitedi me shumë mungesa ndaj Juves, Mourinho kërkon fitore

Descriptive Text

Manchester United, pas barazimit me Chelsean, ka nisur përgatitjet për ndeshjen e Ligës së Kampionëve, ndaj Juventusit.

Dy skuadrat të cilat po kalojnë formë të ndryshme do të kërkojnë fitoren, në këtë përballje të nxehtë në “Old Trafford”.

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, pritet të ketë mungesa të mëdha për këtë takim.

Pas lëndimit të Fellainit, Jones, Dalot, Valencia, së fundi, stërvitjen para kohe, e ka lëshuar edhe Alexis Sanchez.

Numri i madh i mungesave për këtë takim nuk i ka zbehur synimet e trajnerit portugez.

Sipas medieve angleze, Mourinho ka kërkuar nga lojtarët e tij që ta harrojnë paraqitjen ndaj Chelseas dhe ta japin maksimumin në duelin me kampionët e Italisë, për të marrë pikët e plota nga kjo përballje e vështirë.