Sport

NBA suspendon basketbollistët e përfshirë në rrahje

Brandon Ingram, Rajond Rondo dhe Chris Paul janë suspenduar nga NBA-ja për përleshjen e tyre gjatë humbjes së LA Lakersit ndaj Houston Rocketsit të shtunën mbrëma.

Dyshja e Lakersit, Ingram dhe Rondo janë suspenduar me katër përkatësisht tri ndeshje, ndërsa fundori i Houstonit, Paul është suspenduar me dy ndeshje moslojë.

Përleshje mes yjeve në NBA

Paul ka thënë se Rondo e pështyu në fytyrë, që çoi te përleshja ndërsa ylli i Lakersit, LeBron James ndihmoi për të qetësuar situatën.